7 viktima në 24 orë dhe 238 raste të reja me Covid-19

Edhe pse Komiteti Teknik i Ekspertëve foli për ulje të shifrave të Covid-19, humbjet vijojnë që të jenë të larta. Në 24 orët e fundit betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 7 pacientë dhe numri i jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë shkon në 2317. ”2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 2684 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 238 qytetarë. ”68 raste në Tiranë, 19 në Korçë, 17 raste në Shkodër, Fier, 11 raste ne Vlorë, 7 raste në Lushnje, Berat, 6 raste në Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vau Dejës, Shijak, 5 raste në Kurbin, Devoll, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Pogradec, Peqin, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Elbasan, Mallakastër, Malësi e Madhe, 2 raste në Sarandë, Divajkë, Dibër, Kelcyrë, 1 rast në Krujë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Prrenjas, Rroskovec, Patos, Cërrik, Dropull”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë. Në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (11 Prill 2021)

Raste të reja ditore 238
Të shëruar në 24 orë 517
Të shtruar në spitale 221
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2684
Testime totale 589,607
Raste pozitive 128,393
Raste të shëruara 97,723
Raste aktive 28,353
Humbje jete 2,317

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19959
Fier 2483
Durrës 1195
Gjirokastër 1202
Shkodër 1015
Korçë 738
Vlorë 646
Kukës 323
Dibër 347
Elbasan 255
Berat 88
Lezhë 102

SHKARKO APP