7 vite në kampin e ferrit, momenti kur nëna takon Endrin. Rama: Më vjen keq që nuk e sollëm dhe vajzën (VIDEO)

Pas 7 vitesh, nëna e Endri Dumanit ka përqafuar sot të birin dhe emocionet janë të shumta. Gëzimi i madh që djali shpëtoi nga kampi i ferrit në Siri, nuk është i plotë pasi aty ndodhet ende vajza e familjes, pasi refuzon që të rikthehet në atdhe. Siç edhe kryeministri Edi Rama tha, situata për Eva Dumanin është pak e komplikuar.

Mami i Endri Dumanit: Përshëndetje, Endri, o i bukuri i mamit vet, o rrushi i mamit, shihe mamin. të ka mami zemër, o ta marrtë mami të keqen, o zemra e mamit. O i bukuri i mamit. Shihe dajën Dritan. O sa i miri qenke bërë ti.

Rama: Më vjen keq që nuk e sollëm dot dhe vajzën.

Daja-Ramës: Nuk di ç’të them tjetër, por je bërë engjëll për ta.

Rama: Besoj që do e sjellim dhe vajzën por është një njëçik më e komplikuar.

Daja: Kam 7 vjet që nuk jam ndalë asnjë ditë, fuqia ime deri këtu ishte.

Rama: Edhe ne nuk jemi ndalur, por nuk mund të flisnim se mund të vinim në rrezik punën. Besoj se do e sjellim dhe vajzën me ndihmën e Zotit.

Rama: E di ça më tha mua ky (i referohet Endrit). U ul aty dhe po më shihte dhe më tha qënke plak.

SHKARKO APP