7 vite nga transformimi i Zogut të Zi, Veliaj: I dhamë Tiranës një hyrje dinjitoze

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kujtuar përmes një postimi në rrjetet sociale transformimin rrënjësor të një prej zonave më hyrëse të kryeqytetit – Rruga “Dritan Hoxha” dhe sheshi “Zogu i Zi”.
Veliaj theksoi se kjo pjesë e Tiranës kishte mbetur e neglizhuar prej vitesh, por falë një pune të jashtëzakonshme, sot është një ndër hyrjet më përfaqësuese të kryeqytetit.
“7 vjet më parë i dhamë Tiranës një hyrje dinjitoze me rikonstruksionin e rrugës “Dritan Hoxha”, me korsi të dedikuara autobusi dhe biçikletash, por sidomos i ndryshuam pamjen Zogut të Zi me vendosjen e instalacionit “Cosmic S”, vepër e realizuar nga artisti shqiptar Helidon Xhixha.

Pas një pune të jashtëzakonshme që zgjati disa muaj, veç kryeveprës artistike qyteti mori dhuratë edhe rehabilitimin e shatërvanëve dhe një hapësirë të gjelbëruar, duke transformuar një pjesë Tiranës që kishte mbetur pa vënë dorë prej vitesh”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?