7-vjeçari vrau aksidentalisht babain, psikologët: E gjithë familja ka nevojë për trajtim psikologjik
Psikologja Lenida Halilaj, ka folur për ngjarjen e së dielës, ku një 7-vjeçar vrau aksidentalisht me armë babain e tij. Sipas saj, jo vetëm djali duhet të marrë ndihmë psikologjike, por e gjitha familja e tij.
Sipas psikologes, është një ngjarje që do ta ndjekë shumë gjatë të miturin dhe është i domosdoshëm fillimi i seancave terapeutike. -“Por nëse familja nuk merr ndihmë do të ndikojë te djali, padashje mund t’ia kujtojnë vazhdimisht, dhe ai të ndihet fajtor e si rrjedhojë të ketë probleme në shoqëri”,-tha ajo.
Po ashtu u diskutua se largimi i familjes jashtë shtetit do të ishte një zgjidhje e mirë për të ardhmen e djalit. Dje, reth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, u plagos punonjesi i policisë së FNSh-së, shtetasi R.B, dhe më vonë ndërroi jetë.