70% e shqiptarëve me llogari bankare, Sejko: Duhet edukim financiar tek brezi i ri

Këtë të hënë në ambientet e Bankës së Shqipërisë u çel “Java e Parasë 2023”. Guvernatori Gent Sejko u shpreh se edukimi financiar i shoqërisë ka rol thelbësor në ekonomi.

“Edukimi financiar u shërben të rinjve për të gjykuar sa më mirë për organizimin e financave, kursimet, investimet e për t’u përgatitur për jetën e tyre. Do u shërbente dhe shtresave të tjera për një vendimmarrje sa më të mirë për investime e kursimet e tyre. Marrëdhënia me bankat e një përfshirje më e mirë financiare do zbuste dhe pabarazinë ekonomisë mes shtresave të popullsisë”.

Sipas Sejkos, edukimi financiar ka sjellë një rritje prej 70% të popullatës që kanë llogari bankare. “Numri i popullsisë, përqindja që punon me bankat ka arritur në 70%. Pra 70% e popullsisë ka sot një llogari bankare. Kjo është një shifër e mirë krahasuar me periudhat e mëparshme”.

SHKARKO APP