70 thasë me mbetje, rinia pastron plazhin e Velipojës
Të rinj vullnetarë dhe anëtarë të këshillave dhe qendrave të ndryshme rinore në Shkodër, kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e plazhit të Velipojës. Aksioni i inicuar në këtë ditë pritet të pasohet edhe në zona të tjera turistike të Shkodrës, me qëllim sensibilizimin e popullatës për të pastruar dhe mbajtur pastër natyrën dhe ambientin. Nga aksioni i pastrimit i zhvilluar në plazhin e Velipojës janë mbledhur rreth 70 thasë me mbeturina. Këtij aksioni i është bashkuar edhe bashkia e Shkodrës me mjete dhe logjistikën që disponon.