70-vjeçari u vra me sëp*të nga fqinji, banorët: Nuk ka pasur konflikte. Pranga autorit
Trupi i pajetë i gjetur ditën e enjte në një kanal nga Policia e Shkodrës, rezulton se është goditur tragjikisht me mjet të fortë në kokë. Policia e qytetit arriti në këtë konkluzion pasi pa shenjat në kokë të Musa Bajraktarit, ndërsa arrestoi si autor të dyshuar fqinjin e tij, Xhemal Zeqiri. Banorët e përshkruajnë viktimën 70-vjeçar si një person jo konfliktual dhe të përkushtuar ndaj familjes së tij.
E pyetur nga mediat, një nga banoret e zonës thotë se është informuar për vdekjen e bashkëfshatarit të saj sot nga gazetarët teksa shton se në dijeninë e saj, viktima 60-vjeçar nuk ka pasur konflikte me njeri.
Fillimisht u dyshua se 70-vjeçari banues në fshatin Kullaj kishte humbur jetën prej shkaqeve natyrale, por më specialistët zbardhën të vërtetën duke arrestuar dhe fqinjin e tij për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Nga provat e siguruara dyshohet se 60-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me një sëpatë në kokë Bajraktarin. Pas goditjes 70-vjeçari ka rënë në kanalin e fshatit Boks, ku u gjet i pajetë më pas.
KOHA JONË SONDAZH

