70 vjeçarja pëson atak kardiak pasi futet në ujë
Aktualitet E Diel, 26 Shtator 2021 21:37
Një 70 vjeçare ka humbur jetën sot në orët e para të mëngjesit në bregdetin e Vlorës.
Sipas informacioneve dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një atak kardiak që ka pësuar 70 vjeçarja, Shoha Baçi, sapo është futur në ujë disa metra larg bregut.
Ngjarja është regjistruar në zonën e “Plazhit të Vjetër”, rreth orës 08:40.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

