70-vjetori i Çlirimit, Ministria e Mbrojtjes jep mbi 1 mijë medalje
“Çdonjëra prej medaljeve që japim sot ka mbas saj një histori që na bën të ndihemi krenarë. Janë histori individësh, burrash dhe grash që patën guximin dhe përgjegjëshmërinë të ngrihen në lartësinë e sfidave të detyrës së tyre. Veteranët, ata që lanë gjurmët e tryre në historinë e vendit tonë, ata që u përballën me armikun në një luftë të pabarabartë e bën këtë me dinjitet dhe heroizëm, sepse luftuan për lirinë e vendit, për lirinë e Shqipërisë”, tha në fjalën e tij, zv/kryeministri Niko Peleshi.
Duke shtuar se ata që marrin medaljen e meritës, sigurisht që është një shprehje e mirënjohjes për përkushtimin të jashtëzakonshëm në kryerjen e detyrës.
“Ju keni bërë për këtë vend atë që jo gjithkush do të ishte në gjendje ta bënte. Ne jemi me fat që kemi mes nesh njerëz si ju”, ka përfunduar fjalën e tij zv.kryeministri Peleshi.