70-vjetori i krijimit të NATO-s mbledh bashkë liderët politik, mes tyre edhe Rama
Liderët e shteteve dhe të qeverive janë mbledhur në Londër ditën e sotme (3 dhjetor) të festojnë 70 vjetorin e krijimit të NATO-s.
Londra është pikërisht vendi i parë i zyrave të saj në vitin 1949 ndërkohë që Britania bënte pjesë në 12 vendet e para që iu bashkua kësaj aleance.
Mediet greke bëjnë të ditur se mbretëresha Elizabeta ka organizuar një pritje në Buckingham Palace ku ishin prezent lider politik si Donald Trump, Kyriakos Mitsotakis, Erdogan, Angela Merkel dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Ditën e nesërme, liderët e shteteve do të takohen në për të diskutuar mbi çështje sigurie, luftën ndaj terrorizmit dhe dhe të përmirësimit të strukturave të NATO-s.