700 mijë dollarë për një foto me Trump? Petrit Vasili sqaron të vërtetën
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sqaruar tymnajën e shkaktuar nga një artikull i publikuar pak ditë më parë, në një media austriake ku pretendohet se Presidenti i Republikës, Ilir Meta kishte paguar 700 mijë dollarë për të marrë pjesë në inagurimin e presidentit Donald Trump në vitin 2017. Vasili thotë se LSI-ja ka patur më herët një bashkëpunim me një kompani të huaj, të cilës për shërbimet që ka kryer i janë paguar rreth 15 mijë dollarë.
“Kjo është pak të thuash komedi sepse histori të tilla janë hapur edhe njëherë në një revistë të quajtur “Mother Johns”, e cila bëri disa pyetje dhe mori përgjigje. Kjo është një idjotësi. Unë jam shumë i lumtur sepse ajo foto më kënaqi, kemi qenë në një eviniment ku unë nuk e fsheh dot lumturinë. Duke qenë se kam qëne edhe drejtues i LSI për një kohë të gjatë, lidhur me këtë ne filluam një bashkëpunim për të na ndihmuar lidhur me veprimin tonë politike, me orientimin tonë politik kundër trafiqeve.
Kërkuam sesi të orientonim veprimet tona politike për heqjen e taksimit të dyfishtë me SHBA dhe këto çështje sigurisht që kërkonin njohje dhe ne u lidhëm me një kompani të caktuar që patëm një bashkëpunim të shkurtër dhe paguam një shifër prej 15 mijë dollarë, shumë simbolike brenda të gjitha fondeve që ne zotëronim si parti dhe këtu mbaron dhe çështja.
Këta hallexhinjtë me shumë gjëra të pazgjidhura me drejtësinë amerikane dhe shqiptare, ne e mbyllëm këtë bashkëpunim pavarësisht se shuma ishte simbolike. Nuk çuditem që pas nja 2 ose 3 muajsh ta gjej në ndonjë media tjetër. Të jemi objektiv përveç fotos që unë e kam të dashur sepse lidhet me një evenimet të madh, ju si gazetar nuk patët në dorën tuaj asnjë dokument”.