700 mijë euro drogë, në pranga 52-vjeçari
Sërish drogë shqiptare në Itali, sipas njoftimeve të mediave një tjetër operacion i sukseshëm i policisë italiane ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe marijuanë dhe në vënien nën pranga të një shqiptari.
Njoftohte se policia italiane e qytetit të Riminit ka arrestuar një 52 vjeçar shqiptar me akuzën e trafikut të drogës.
Në makinën e tij u sekuestruan 65 kg marijuanë e konfeksionuar në 49 pako. Vlera e drogës do të sillte një përfitim prej 700 mijë euro.
KOHA JONË SONDAZH

