Skandali me shërbimin EMS të postës, dy javë për shërbimin që e paguan për dy ditë

Shërbimet e Postës Shqiptare konsiderohen prej disa vitesh si mënyra më e saktë dhe me shpejtë për dërgesat të ndryshme. Falë burimeve të mëdha njerëzore dhe mbështetjes që ka nga shteti ky institucion, në media dhe nga qeveria vlerësohet si shërbim cilësor.

Por nëse provon të aplikosh për disa shërbime të veçantë, jo vetëm sheh se pjesë të këtij institucioni nuk kryejnë shërbime korrekte, por edhe abuzojnë në mënyrë flagrante me qytetarët.

Një nga rastet më konkrete është ai i shërbimit për dërgesat jashtë vendit, EMS (Express Mail Service), ose siç njihet ndryshe shërbimi ekspres. Me një kosto më të lartë se për gjithë shërbimet e tjera, në kontratën që bën me klientin, posta merr përsipër dërgesën në një kohë rekord. Kuptohet fatura është më e lartë se për çdo shërbim tjetër dhe varion sipas shteteve, nga 5 mijë lekë në vendet fqinj dhe deri në 30 mijë lekë të reja për në distancat më të largëta, në varësi të peshës së pakos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ndërsa posta të premton se dërgesa do të jetë në afat brenda dy ditëve, në jo pak raste vonesat shkojnë më shumë sesa një javë, duke shkelur jo vetëm kontratën, por edhe duke krijuar probleme të mëdha për klientët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimi EMS për shkak të çmimit të lartë dhe shpejtësisë që premtohet në letër, përdoret kryesisht nga biznese dhe kompani të ndryshme që duan të dërgojnë me urgjence produkte të caktuara. Kompani që eksportojnë produkte jashtë Shqipërisë e përdorin këtë shërbim për të dërguar edhe produkte prove ose mostra për kontratat që realizojnë me klientë jashtë vendin. Shumica e këtyre produkteve kanë dhe afate kohore të limituara për tu testuar nga blerësi. Në këtë mënyrë, sipërmarrësit i kanë besuar postës jo vetëm shpejtësinë, por edhe suksesin ose dështimin e tyre te klientët. Vonesa më disa orë e një dërgesë, jo më me ditë, mund të bëjë që produkti të humbasë cilësitë reale dhe biznesi ose humbet direkt klientin ose duhet të negociojë për një produkt me cilësi të dobët. Pra një shërbim që në dukej duket i parëndësishëm, në fakt mund të sjellë miliona euro dëm për biznesin, pa nënvlefsuar dhe problemet dhe dhimbjet e kokës që u sjellë qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?