71-vjeçari qëlloi me a*më, RENEA e arreston pas 30 minutash

71-vjeçari Edmond Naska, këtë të martë terrorizoi lagjen 15 në qytetin e Korçës, duke qëlluar me armë zjarri dhe shkaktoi panik tek banorët e zonës. Uniformat blu dhe shërbimet e Repartit Special RENEA rrethuan zonën pasi burri u mbyll në banesën e tij. Fillimisht ai u mbajt në vëzhgim nga policia vendase, derisa mbërriti RENEA.

“U dëgjuan disa të shtëna, pastaj mora nusen dhe djalin dhe dolëm nga shtëpia, ikëm. Ajo u tremb! Në shtëpi ishim dëgjuam ato të shtëtant. Banojmë në të njëjtin pallat, në kat të tretë ngjitur me atë. Po unë tip të qetë e dija, po ai nuk para dilte, ishte tip i mbyllur. Unë kam tre vite që jetoj këtu, nuk njihja më përpara. Nuk e dinim që ishte tip kaq i rrezikshëm”, thotë fqinji i të moshuarit.

Nuk kaloi as 30 minuta, kur forcat e specializura për raste të tilla, arritën të hynin brenda shtëpisë, duke shkulur kangjellat e ballkonit dhe më pas thyer xhamat. I moshuari me probleme mendore kishte mbyllur derën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fqinji i tij Markelian Dhimitri tregoi se Naska nisi të shtinte më armë rreth orës 10.15 të paraditës së kësaj të marte. Banorët e lagjes ishin terrorizuar dhe në të njëjtën kohë, në sallën operative të policisë mbërritën dhjetra telefonata.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?