Ambasadori i Japonisë, vizitë në zyrat qendrore të FED invest

Ditën e premte, më datë 1 shkurt, Ambasadori i Japonisë, Makoto Ito zhvilloi një vizitë si në zyrat qendrore ashtu dhe në një nga Degët e Tiranës, të Shoqërisë të Kursim Kreditit FED Invest, për të zhvilluar bisedime me punonjësit e FED Invest dhe me ekspertët e JICA-s që punojnë aty, mbi ecurinë përgjatë vitit të parë të implementimit, të projektit për “Përfshirjen financiare të ekonomive dhe fermave familjare në Shqipëri”.

Gjithashtu, Ambasadori Ito mori pjesë, bashkërisht me z. Ilir Halilaj, zëvendës Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në një pritje që u organizua nga ekipi i projektit të JICA-s, me rastin e Vitit të Ri dhe zgjedhjen e znj. Zana Konini si Kryetare të Këshilli Drejtues të FED invest, si dhe emërimin e z. Perlat Sulaj në pozicionin e Administratorit të FED invest.

Projekti për “Përfshirjen financiare të ekonomive dhe fermave familjare në Shqipëri” është një projekt me vlerë afërsisht €4 milion i mbështetur nga JICA në partneritet me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, i cili implementohet nga FED invest. Ky projekt synon të përmirësojë mjedisin e përgjithshëm të IT-së në FED invest dhe të ndihmojë mbi 50.000 familje të vogla që jetojnë në zonat rurale dhe hasin vështirësi në sigurimin e një kredie bankare, të kenë akses financiar me qëllim që të vetëpunësohen ose të ngrenë biznesin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë vitit të parë të implementimit, ky projekt i mbështetur nga JICA u përqendrua në hedhjen e themeleve të aktiviteteve 4-vjeçare, duke kryer një studim mbi 1.000 familje që jetojnë në zonat rurale, për të kuptuar më mirë nevojat tyre për shërbimet financiare dhe jofinanciare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për më tepër, ky projekt ka mbështetur përditësimin e mjedisit IT në FED invest, si një domosdoshmëri për rritjen e kapaciteteteve të këtij institucioni, me synimin për të përmbushur nevojat e popullatës rurale Shqipëtare me një shumëllojshmëri mjetesh e shërbimesh financiare. Në veçanti, ky projekti ka mbështetur në prokurimin e një sistemi CBS si dhe të pajisjeve të nevojshme.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?