72 orë brenda qelisë dhe roli i kunatit, Henri Çili: Kisha kuriozitet…

Botuesi Henri Çili ka qenë i ftuar në emisionin “Open”, ku edhe ka treguar detaje lidhur me arrestimin e tij në kuadër të operacion “Mezhgoranit”. Në fjalën e tij në emision, Çili u shpreh se nuk e kishte idenë për çfarë akuzohej dhe se akuzat që rëndonin ndaj tij i kishte mësuar në momentin kur ishte transferuar në Gjirokastër. Nga ana tjetër, paraditen e kësaj të enjte, Çili doli në një konferencë për mediat, ku foli për akuzat e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarët për çështjen e vrasjes së efektivit të policisë Ibrahim Basha në Lazarat. “Nuk kam takuar asnjë gjykatës, asnjë përfaqësues të sistemit të lartë të drejtësisë, as unë e asnjëri nga avokatët e studios sime”, tha Çili. “Si botues dhe sipërmarrës takohem me shumë njerëz, edhe të drejtësisë por për këtë arsye nuk jam takuar asnjëherë me askënd”.

PJESË NGA EMISIONI “OPEN”

Eni Vasili: Si i kalove ato orë?

Henri Çili: S’më kishte vajtur mendja se do ndodhte diçka e tillë. 72 orë në paraburim kaluan me ndjesinë e pafajsisë dhe me kuriozitetin për të kuptuar se me çfarë provash akuzohesha. Në Përmet kam qënë vetëm një herë në 2014. Isha duke shkuar për në shtëpi dhe më çojnë në Komisariat. Më kontrolluan zyrën dhe banesën. Kontrollet janë zhvilluar nga ora 8 deri në 12 të darkës. Akuzohem për 4 ose 5 akuza.

Eni Vasili: Çfarë iu kërkonin në shtëpi?

Henri Çili: Nuk e kam idenë.

Eni Vasili: Gjatë orëve të kontrollit ky ishit?

Henri Çili: I pranishëm. Atë natë u nisëm në Gjirokastër dhe rreth orës 8 të mëngjesit na u vu në dispozicion urdhëri i Prokurorit.

Eni Vasili: Roli i kunatit?

Henri Çili: Kam dhuruar, ndihmuar, këshilluar në dell privat. Nuk jam përfshirë në veprimtari të paligjshme, aq më pak me personin në fjalë.

SHKARKO APP