74% e studentëve janë kundër vaksinimit me detyrim

Më 11 tetor, nis viti i ri akademik. Për të ndjekur mësimin në auditor, studentët e kanë detyrim vaksinimin, por jo të gjithë e kanë kryer atë. Disa prej studentëve nuk kanë besim te efektiviteti i vaksinës, si rasti i studentit të vitit të parë në UPT Redi Bajraktari. ”Nuk e bëj vaksinën. Nuk kam besim, do na thonë bëj dhe dozën e tretë e të katërt”.

Bora Hoxha studentja e fakultetit të inxhinieri telekomunikacionit ka injektuar vaksinën nga frika e humbjes së vitit akademik. ”E bëra për shkak të detyrimit. Edhe pse nuk doja”.

Një pyetësor me 2262 e studentëve i realizuar nga Bordi kombëtar i studentëve tregon një panoramë më të qartë në lidhje me vaksinimin e studentëve. 74% e studentëve janë shprehur kundër vaksinimit të detyrueshëm.

SHKARKO APP