75 ditë protestë, banorët e “Astirit” pankarta të reja për Ramën
Në ditën e 75, banorët e “Astirit” vijojnë protestën për anulimin e planit për “Unazën e Madhe”. Sot ata kanë dalë me pankarta në duar, në të cilat kishin përshkruar, sipas tyre, 6 vitet e qeverisë Rama. Njëzëri protestuesit kërkonin anulimin e projektit të “Unazës së Madhe”, e cila cënon banesat e tyre.
“Edvin hajdut, kazan, legen”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, “Qeveri hajdute”, “Poshtë projekti”, ishin disa nga thirrjet e banorëve të “Astirit” në ditën e 75 të protestës së tyre.
“Ne jemi shembulli i gjithë Shqipërisë se kemi 75 ditë që luftojmë për shtëpitë tona. Jo nga Kamza, por edhe nga Saranda do vimë këtu ta tërheqim zvarrë Edi Ramën se e ka mbushu kupën. Do t’na fusin në konflikt për një arsye vërtet madhore që të mbushë xhepat Edi Rama. Këtu po protestojmë, këtu është puna jonë. Në Unazën e Re vendosim ne, vendos sofrani. Por ti nuk di të mbash fjalën se je femër”, u shpreh një nga banorët për median.
KOHA JONË SONDAZH

