75 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2023

Rreth 75 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë nga vendet e Bashkimit Europian në vitin 2023. Sipas të dhënave të Eurostat, kjo shifër ka rënë me 5% në krahasim me vitin 2022, kohë kur BE dha rreth 79 mijë leje qëndrimi të para për qytetarët shqiptarë.

Shqipëria është kështu në mesin e 20 shteteve jo pjesë e BE-së, qytetarët e së cilës kanë marrë më shumë leje qëndrimi nga vendet e BE-së për vitin 2023. Në total BE ka lëshuar vjet më shumë se 3.7 milionë leje qëndrimi të para për shtetasit jashtë BE-së, një rritje prej 4.7% krahasuar me vitin 2022. Ky është edhe numri më i lartë i regjistruar deri më sot.

Numri më i madh i lejeve të qëndrimit të para iu dha qytetarëve të Ukrainës (307 313), të ndjekur nga Bjellorusia (281 279) dhe India (207 966).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?