”77% e kapaciteteve spitalore janë të zëna”, Fico: Shumica e të shtruarve janë të rinj
Rinia është në rrezik nga Covid-19. Kështu u tha në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku drejtoresha e ISHP-së Albana Fico, zbuloi se ka një shtim të rasteve të reja ditore të personave të prekur me Covid-19. Nga ana tjetër, Fico tha se aktualisht 77% e kapaciteteve spitalore në spitalet Covid janë të zëna.
”Mesatarja e rasteve ditore ka shkuar në 1080, pavarësisht numrit të rritur të testimeve, kemi një rritje të moshave nga 15-34 vjeç. Mosha mesatare e shtrimeve në spitale është e ulur. Aktualisht 77% e kapaciteteve në spitalet Covid janë të zëna. Ne kemi masa respektimi i të cilave është parësor i atyre që kemi pasur. Pavarësisht masave të reja duhet të jemi të qartë se respektimi i masave, distancimi fizik, duhet të zbatohen dhe të gjithë bashkë”,-tha Fico.