77 vota për refugjatët, Spiropali: Pjekuri për marrjen e përgjegjësive për sfida evropiane
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në një reagim në rrjete sociale shkruan se ratifikimi në Kuvend i marrëveshjes me Italinë për emigrantët.
Ajo thotë se votimi me 77 vota pro, tregon pjekurinë në marrjen e përgjegjësive për sfida evropiane të përbashkëta si vend që synon integrimin e plotë brenda vitit 2030.
“Sot në Kuvend ratifikuam Protokollin ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, përmes së cilës Shqipëria i gjendet Italisë siç na është gjendur ajo shumë herë gjatë historisë sonë të trazuar, po dhe dëshmon pjekurinë tonë në marrjen e përgjegjësive për sfida evropiane të përbashkëta si vend që synon integrimin e plotë brenda vitit 2030”, shkruan ministrja.