8 bashki në vend, prej 2 javësh nuk kanë raste të reja me Covid-19

Në Shqipëri janë 8 bashki që konsiderohen “covid free”, kjo nga specialistët e Intitutit të Shëndetit Publik. Artan Simaku, thotë se prej disa javësh në këto bashki nuk është regjistruar asnjë rast i ri me Covid-19.

”Në rang vendi ka një rënie në të gjitha bashkitë e vendit. Dy javët e fundit zona pa raste janë Puka, Bulqiza, Klosi, Fushë Arrëzi, Belshi, Peqini, Ura Vajgurore dhe Divjaka”. Ekspertët parashikojnë që situata në vend vijon që të jetë e qëndrueshme dhe me raste gjithmonë në rënie.

”Ky trend rënës parashikohet që të vazhdojë pasi ka rënë numri i rasteve të reja, ka rënë përqindja e pozitiviteti, ka rënë edhe numri i personave të shtruar. Numri i rasteve fatale është i qëndrueshëm dhe në trend rënës. Ky trend parashikohet të vazhdohet edhe në javët në vijim”,-tha më tej.

SHKARKO APP