8 bashkitë që s’kanë asnjë rast aktiv me koronavirus, shkon në 488 numri i të shëruarve

Edhe gjatë 24 orëve të fundit numri i të infektuarve me koronavirus është i ulët, ku janë regjistruar vetëm 9 raste të reja.

Teksa numri total i të infektuarve ka shkuar në 782, lajm i mirë është se po rritet dita-ditës numri i të shëruarve.

Nga të dhënat e MSH, janë 488 pacientë, që kanë fituar betejën me virusin e rëndë, ndërsa 263 të tjerë vijojnë të marrin mjekim, prej të cilëve 33 janë të shtruar në dy spitalet COVID, Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi”, ku 7 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Ndërkohë, lajm i mirë është edhe fakti se në disa bashki të vendit nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus. Janë tetë bashkitë Durrësi, Hasi, Kavaja, Vlora, Puka, Rrogozhina, Tropoja dhe Mallakastra, të cilat kanë zero raste aktive.

SHKARKO APP