“8 Dhjetori”, Kërpaçi mesazh të rinjve: Është momenti që ti të bëhesh aktiv dhe të marrësh në kontroll të ardhmen tënde
Në kuadër të 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, ka reaguar edhe kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi.
“Sot është dita e këtyre auditorëve, që për shumë arsye janë bosh. Heshtja e kësaj godine sot flet për zymtësinë dhe mungesën e shpresës që ka zaptuar te miqtë e mi, te ty, të shokët e tu, te të rinjtë e Shqipërisë. Kjo ditë duhet të jetë ditë irritimi dhe revolte për të gjithë ne, që duhet të kuptojmë se ka ardhur koha të marrim fatin e jetës sonë.
Ky është momenti që ti të bëhesh aktiv dhe të marrësh në kontroll të ardhmen tënde, Shqipërinë tënde. Dhe të gjithë bashkë t’i japim ngjyra rinore auditorëve, lagjeve, shesheve, komuniteteve dhe çdo zemre shqiptari”, u shpreh në një prononcim për mediat, kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi.