8 fëmijë me Covid-19 të shtruar, 12 shtretër në dispozicion

Prej muajit korrik numri i shtrimeve në spital të fëmijëve të prekur nga Covid-19 është rritur. Aktualisht janë 8 fëmijë që ndodhen nën kujdesin e mjekëve në repartin Covid në pediatri. Ky repart në pediatri ka kapacitet prej 12-15 shtretër. Hospitalizimi i fëmijëve që kryesisht janë të moshave të vogla deri në 9 vjeç, vjen pasi kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes. Deri më tani asnjë prej fëmijëve nuk ka pasur nevojë për terapi intensive. Kryesisht fëmijët e prekur nga Covid-19 kanë sëmundjeve të lindura që kanë lidhje me zemrën, veshkën apo mushkërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?