8 infektime në 24 orë, 101 raste aktive në mbarë Shqipërinë
Në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 4136 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 8 qytetarë në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Sarandë, Kolonjë. Aktualisht janë 101 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,059 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (14 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4136
Testime totale 843,439
Raste pozitive 132,616
Raste të shëruara 130,059
Raste aktive 101
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 43
Elbasan 11
Fier 10
Vlorë 10
Korçë 8
Shkodër 6
Lezhë 5
Durrës 4
Kukës 2
Gjirokastër 2