8 km radha e makinave në rrugën Fushë Krujë- Milot (FOTO)

 

Qarkullimi i mjeteve në aksin Fushë Krujë-Milot ka qenë i pamundur për më shumë se një orë gjatë paradites së sotme. Shkak për trafikun e madh ka qenë aksidenti i një makine me targa maqedonase, pikërisht në aksin Fushë Krujë –Milot, në zonën e Thumanës.  Mjeti tip “Audi A4”  fillimisht u përfshi në një aksident, ku u përplas nga një tjetër automjet, ndërsa më pas mori flakë. Në mjetin e djegur udhëtonin 4 persona mes të cilëve një përfaqësues i OSBE në Maqedoni.

Ndonëse zjarri u përhap me shpejtësi, për fat të mirë nuk pati pasoja në njerëz. Aksidenti solli bllokimin për mëse një orë të qarkullimit.Si pasojë e bllokimit të qarkullimit radha e makinave ka arritur deri në 8 kilometra. Segmenti nga Mamurrasi deri në Fushë-Krujë ka qenë më problematiku, për shkak edhe të rrugës së ngushtë. Bllokimi i qarkullimit ka ardhur edhe si pasojë e reshjeve të shiut. Ndërkohë që përgjatë rrugës nuk ka asnjë polic rrugor që të mundësojë disiplinimin e trafikut në pikat kyçe. 

 

SHKARKO APP