8 ngjarje të rënda në vetëm 10 ditë
2022 nisi me ngjarje të rënda, me vrasje dhe krime të frikshme. Gjithçka nisi mëngjesin e datës 3 janar. Një 32-vjeçar plagosi të dashurën e tij 23-vjeçare në një dhomë hoteli në Durrës. Fatbardh Doda qëlloi e plagosi të dashurën e tij në shpatull.
Po me datë 3 janar, u tentua të eliminohet fizikisht Vincens Piroli, ndërkohë që po lëvizte pranë Urës së Bunës në Shkodër. 34-vjeçari i dyshuar vrasës me pagesë të një malazezi në muajin qershor, tentoi të fshihte ngjarjen.
Vlora u trondit nga një shpërthim tritoli. 36-vjeçarit Bernard Sinomati i’u dërgua një “mesazh” nga persona të botës së krimit, ende nuk janë paidentifikuar. Ngjarja nuk është zbardhur, përveç disa të shoqëruarve që nuk ndihmuan shumë në hetime.
Pasditja e 4 janarit shënoi viktimën e parë për vitin 2022 në një atentat të mirëmenduar mafioz. Shënjestër e atentatit ishte Edmond Crroj, 42 vjeç, i cili mbeti i plagosur bashkë nipin Blerim Çelën, mikun e tij Arben Danin dhe një tjetër klient, Azbi Selimaj. Si pasojë e breshërisë së kallashnikovit humbi jetën Erion Çela, nipi i Crrojit dhe vëlla i Blerimit. Ngjarja akoma nuk është zbardhur, ndërsa hetimet janë përqendruar tek e kaluara e dajës dhe nipave në Itali dhe Francë, të përfshirë të tre në trafikun e lëndëve narkotike.
Diego Hanaj, 36 vjeç, u tentua të eliminohet nga persona të paidentifikuar në qytetin e Vlorës. Në drejtim të 36-vjeçarit u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një automjet tip “Audi”, teksa po hynte në pallatin ku jetonte, pranë një supermarket. I riu shpëtoi mrekullisht vetëm me plagë në dorë.
Mëngjesin e 6 janarit, 42-vjeçari Mikel Harizaj po lëvizte me makinën e tij, kur shpërthimi ndodhi. Harizaj është emër i njohur për drejtësisë. 13 vite më parë tentoi të vras tre persona me granatë pas një konflikti banal në një lokal në Vlorë.
Xhuliana Topalli është viktima e parë grua për 2022, e cila u vra me kallashnikov nga ish-bashkëshorti, Niko Hila, 50 vjeç. Krimi i rëndë ndodhi në banesën e babait të paralizuar të viktimës në Nënshat të Vaut të Dejës.
Ish-efektivi i policisë, Gentjan Bejtja, i shpëtoi një atentati të dielën në Fushë Krujë. Në drejtim të automjetit të tij pranë një karburanti u lëshua breshëri kallashnikovi, por vetëm e plagosën.