8 orë në Tiranë/ Blinken u takua me Begajn, Ramën, të rinjtë dhe me përfaqësuesit e drejtësisë
Prej 8 orësh në Tiranë, sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka përfunduar vizitën dhe është nisur drejt aeroportit të Rinasit, për t’u larguar nga Shqipëria.
Blinken u prit në Rinas nga ministri Igli Hasani, ambasadori shqiptar në SHBA dhe disa zyrtarë të tjera, ndërsa e nisi vizitën me një takim në Ambasadën e SHBA në Tiranë. Ndalesa e radhës e Sekretarit ishte Presidenca. Takimi me presidentin Bajram Begaj zgjati jo më shumë se 15 minuta.
Më pas u takua me disa rinj te Piramida, aty ku mbajti edhe një fjalim së bashku me kryeministrin dhe ku zhvilloi disa takime të shkurtra me përfaqësuesit e drejtësisë dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.
Pas një takimit me Ramën, palët dolën në një konferencë për mediat, e cila zgjati përfundoi në orën 18:40. Në këtë orë, eskorta u nis drejt aeroportit “Nënë Tereza”.