8 pistoletat për një grup kriminal? Flet shoferi: Do i dorëzoja në Itali, s’kam vizë për në Londër
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, Jetmir Kaloshin, shoferi i furgonit që u arrestua të hënën pasi iu gjetën 8 pistoleta të fshehura poshtë një tavoline, është duke u hetuar nga SPAK-u. Autoritetet po verifikojnë personin që ka dorëzuar tavolinën ku ishin të fshehura armët.
Pjesë e hetimeve pritet të jetë edhe personi pritës në Britani të Madhe, në adresën që do të dorëzohej porosia. Autoritetet shqiptare akoma nuk kanë dërguar letër porosi në Britani të Madhe, por procedurat kanë nisur.
“Unë jam shofer dhe nuk kam lidhje fare me materiale. Unë do i dorëzoja në Itali dhe pastaj do të kthehesha. Nuk kam vizë për në Britaninë e Madhe”,-mësohet të ketë thënë Kaloshi. Ai ka pretenduar se ishte i punësuar si shofer te agjencia e transportit “Sihana”, ndërsa pagesën e merrte në të zezë.
Dyshimet e policisë shqiptare janë për një rrjet personash me të shkruar kriminale që e kanë biznes trafikimin e armëve. Deklarimet e Koloshit nuk kanë ndihmuar shumë hetuesit mbi ngjarjen, pasi është shprehur se personin qe i ka dhënë tavolinën nuk e njihte por ka treguar mënyrat e komunikimit me të.
KOHA JONË SONDAZH

