8 qendra shëndetësore verore në Vlorë, mjekët me protokoll për Covid-19

Edhe pse numri i pushuesve në bregdetin e Vlorës janë në numër të ulët, qendrat shëndetësore janë në gatishmëri. Mjekët kanë marrë udhëzime të sakta, për protokollin që duhet të ndiqet për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Mjeku Eljo Llambraj, thotë se janë marrë masat për tu ardhur në ndihmë të gjithë pushuesve që do të paraqiten.

Në krahasim me vitin e kaluar vizitat mjeksore në qendrat shëndetësore verore janë shumë herë më të pakta, teksa mjeku Llambraj konfirmon se udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë janë që askush nuk mund të futet në ambientet e tyre pa maska dhe pa doreza

8 qendra shëndetësore verore kanë filluar të funksionojnë që prej datës 15 qershor, 4 prej të cilave në Bashkinë Vlorë siç janë qendra shëndetësore Zvërnec, Plazh i vjetër, Rradhimë, Orikum si dhe 4 qendra shëndetëesore në bashkinë Himarë sic janë qendra shëndetësore Himarë, Dhërmi, Drimadhes dhe Qeparo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?