8 të dyshuar për Covid-19 në spitalin e Vlorës rezultojnë negativ
8 persona në Vlorë, gati të gjithë të ardhur prej Italisë kanë rezultuar negativ nga koronavirusi. Ajo që është shqetësuese është fakti se asnjë prej tyre nuk ka treguar se ka ardhur nga Italia por kanë mbërritur në urgjencë duke u ankuar për dhimbje të ndryshme.
Një prej tyre ka qenë sanitare e një prej autobusave që kanë mbërritur nga Italia një tjetër kishte vetëm pak ditë kthyer. Kjo ka bërë që në spital të mbërrijë një database për të gjithë ata që kanë ardhur ditët e fundit nga Italia me qëllim mos të gënjejnë më.
Edhe pse ska asnjë rast të konfirmuar deri tani, janë gjithsej 120 shtretër me oksigjen të bërë gati për cdo skenar.