8 të pavërtetat e thëna deri tani për koronavirusin

Bashkë me përhapjen e coronavirusit, janë përhapur dhe shumë informacione të pavërteta. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se “infodemia” po infekton internetin. Bëhet fjalë kryesisht për informacionin që qarkullon në rrjetet sociale që shpesh është i pa verifikuar. Për këtë arsye, gazeta shkencore “Live Science”, ka listuar disa nga të pavërtetat që janë thënë deri tani.

Maska të mbron nga virusi

Maskat standarde nuk të mbrojnë nga infeksioni. As maskat që përdoren në sallat e operacionit nuk të mbrojnë plotësisht, por ndihmojnë personat e infektuar që të mos e përhapin atë. Nga ana tjetër maskat që kanë filtër ajri janë më efektive për t’u mbrojtur.

Coronavirusi u krijua në laborator

Nuk ka asnjë të dhënë shkencore që të provojë se virusi është krijuar nga dora e njeriut. Ky virus është në vazhdën e epidemive të tjera të coronavirusëve siç ishte Sars dhe Mers. Të tre duket se e kanë origjinën nga lakuriqet e natës.

Ngjitja është dënim me vdekje

E pavërtetë. 81% e njerëzve të infektuar deri tani në Kinë nuk kanë shfaqur simptoma të rënda. Vetëm 13.8% janë pasur probleme me frymëmarrjen dhe vetëm 4.7% kanë pasur gjendje kritike.

Kafshët shtëpiake mund ta përhapin

Sipas OBSH-së, nuk ka asnjë të dhënë se kafshët shtëpiake si qentë dhe macet, mundtë infektohen me coronavirus dhe ta përhapin atë tek njerëzit. Pavarësisht kësaj, sugjerohet se ccdo herë që prekni kafshët ta lani duart me sapun. Deri tani vetëm një qen në Hong-Kong ka rezultuar i infektua.

Fëmijët nuk janë të rrezikuar

E pavërtetë. Fëmijët mund të infektohen, edhe pse statistikat tregojnë se janë më pak mundësi që të bien në kontakt në krahasim me të rriturit. Në Itali janë 8 fëmijë të infektuar, ndërsa në Kinë vetëm 2.2 nga të prekurit janë nën 19 vjeç.

Nëse infektohesh, arrin ta dallosh

Nuk është e sigurt. Coronavirusi Covid-19 mund të shkaktojë simptoma të ndryshme, ku disa prej tyre janë të ngjashme me gripin dhe ftohjen. Praktikisht, simptoma më e zakonshme është problemi me frymëmarrjen, përfshirë temperaturë dhe kollë. Virusi mund të shkaktojë pneumoni serioze.

Më pak vdekjeprurës se gripi

Deri tani rezulton se coronavirusi është më shumë vdekjeprurës se sa gripi. Por, pavarësisht kësaj ka ende shumë paqartësi mbi përqindjen e vdekjeve. Në SHBA, rastet e vdekjeve nga gripi janë 0.1%, ndërsa këtë vit deri tani është 0.05%.

Pakot nga Kina nuk janë të sigurta

E pavërtetë. Nuk ka risk që të infektoheni nga pakot që merrni nga Kina. OBSH ka konfirmuar se coronavirusi nuk mbijeton gjatë në sipërfaqet e objekteve në letër apo zarfe. /Euro News Albania/

SHKARKO APP