8 vatra zjarri në veri të Shqipërisë, veç 1 nën kontroll
Zona e veriut ka të paktën tetë vatra zjarri, mes qarqeve Kukës e Lezhë. Ministria e Mbrojtjes njoftoi pasditen e së martës se bashkë me ushtarë nga Kosova po mundohen të vënë nën kontroll flakët në zonat malore. Deri më tani kanë mundur të vënë nën kontroll vetëm një nga vatrat, ndërsa theksohet se në asnjë prej zonave nuk rrezikohen banesa.
Vatrat
Qafa e Kumbullës, Kalimash nën kontroll
Laku i Thive, Mirditë, aktive
Maja e Runës, Malzi, aktive
Laku i Mollës, Mollëkuqe, aktive,
Thirrë, Mirditë, nën kontroll,
Munellë, Fan, Mirditë, aktive
Domgjon, Fan, Mirditë, aktive
Patalej, Kolsh, Lezhë, aktive