8 viktima në 24 orë, ulen rastet e reja nga Covid-19

Humbjet nga Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë kanë shkuar në 2192, dhe referuar njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit betejën nuk e kanë fituar 8 pacientë. ”2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qyetetar nga Korça, të moshave 35-74 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 3012 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 449 qytetarë. ”132 raste në Tiranë, 36 raste në Korçë, 24 raste në Durrës, 21 raste në Berat, 20 raste në Shkodër, 17 raste në Fier, 14 raste në Elbasan, 13 raste në Gjirokastër, 11 raste në Devoll, 10 raste në Kurbin, Pogradec, Gramsh, 9 raste në Malësi e Madhe, 8 raste në Kavajë, Vlorë, Sarandë, 7 raste në Kukës, 6 raste në Krujë, Lezhë, Lushnje, Ura Vajgurore, 5 raste në Krujë, 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Peqin, Dropull, 3 raste në Delvinë, Prrenjas, Kolonjë, Skrapar, 2 raste në Mirditë, Përmet, Vau i Dejës, Divjakë, Kuçovë, Vorë, Patos, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Tropojë, Selenicë, Belsh, Dibër, Bulqizë, Libohovë”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88,349 që nga fillimi i epidemisë. Në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 343 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar. Sot janë kryer 2900 vaksinime anti-covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 62,248 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u drejtohet qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (26 Mars 2021)

Raste të reja ditore 449
Të shëruar në 24 orë 589
Të shtruar në spitale 343
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 3012
Testime totale 545,244
Raste pozitive 123,216
Raste të shëruara 88,349
Raste aktive 32,675
Humbje jete 2192

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22357
Fier 2592
Durrës 1386
Vlorë 1272
Shkodër 1217
Gjirokastër 1250
Korçë 774
Lezhë 549
Elbasan 427
Kukës 355
Dibër 322
Berat 174

SHKARKO APP