8 viktima për 4 ditë/ Drejtori i Policisë Rrugore: Javë sensibilizuese, kufiri maksimal i shpejtësisë 30 km/orë

Viktimat nga aksidentet rrugore mbeten në shifra të larta edhe për vitin 2021, aq sa mund të jenë më shumë sesa nga Covid-19. Në raportin e INSTAT, thuhet se në 4 muajt e parë të 2021 kanë humbur jetën nga aksidentet 70 viktima, 30% më shumë se përiudha janar-prill e vitit 2020.

Kjo javë e sigurisë rrugore ka prodhuar një bilanc tragjik me 8 viktima për 4 ditë nga aksidentet rrugore. Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola përmes një postimi në rrjete sociale, thotë se 17-24 maj 2021 është zgjedhur “UN Global Road Safety Week” si java e 6-të Globale e Sigurisë Rrugore. Fushata sensibilizuese një javore, thotë ai, e ka theksin tek mesazhi që rrugët duhet të kenë të kufizuar shpejtësinë e lëvizjes 30 km/orë.

”Kjo nismë globale përqafohet edhe nga aktorët kryesorë të sigurisë rrugore në Shqipëri. Policia Rrugore këtë javë veç pjesëmarrjes në aktivitete, është e pranishme më shumë në zonat urbane, në lagjet e brendshme të qyteteve ku është sanksionuar me ndryshimet e Kodit Rrugor, kufiri maksimal i shpejtësisë 30 km/orë. Lëvizja me 30 km/orë mundëson që rrugët të jenë më të sigurta, më të gjelbërta dhe më të jetueshme”, thotë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?