8 vite burg për nënën shqiptare, mbante fëmijët mes minjve dhe buburrecave
Një gjykatë në Greqi ka dënuar me 8 vite burg një nënë shqiptare, pasi mbante fëmijët e saj të mitur në kushte çnjerëzore, mes minjve dhe buburrecave. Ajo u dënua nën akuzën për trajtimin çnjerëzor ndaj fëmijëve të saj.
Nëna e tre fëmijëve 2, 3 dhe 6 vjeç, i mbante fëmijët në kushte çnjerëzore. Babai i dy prej fëmijëve, 2 dhe 3 vjeç, pasi njërin e kishte nga një martesë e mëparshme, një shtetas grek, marinar me profesion, u kthye pas 1 viti udhëtim dhe kërkoi që të takojë fëmijët që rrinin me ish-bashkëshorten.
Ai u përball me një skenë të tmerrshme, pasi fëmijët jetonin mes minjve dhe buburrecave në shtëpi. Pamjet nga shtëpia e ferrit në Agios Panteleimon janë tronditëse.