”8 vite që kalon nga disfata në disfatë”, Berisha: Më 25 prill veç 19% votuan për Bashën
Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës për humbjet në zgjedhje dhe opozitën 8-vjeçare nga ai.
Më 25 prill, sipas Berishës vetëm 19% e demokratëve votuan për Bashën, kurse të tjetër për PD. Po ashtu ish-kryeministri theksoi se PD me aleatët më 25 prill ka marrë 74 mijë vota më pak se në 2013. Në mbledhjen e parë me bazën, Berisha tha se Basha ka 8 vite që kalon nga disfata në disfatë.
”Ka 8 vjet që ka humbur çdo nismë përveç ligjit të dekriminalizimit, ka 8 vjet që ka humbur çdo aksion 100%, ka 8 vjet që para syve të saj shkatërrohet mekanizmi elektoral dhe ajo nuk i del Zot, ka 8 vite që kalon nga disfata në disfatë, numëron përveç 2 mandate të përgjithshme, njërën të dhënë afrofe tjetrën të humbur, kjo është PD.
PD-ja humbi zgjedhjet e fundit në të cilat EdI Rama, vodhi, bleu dhe grabiti 2 herë më shumë vota, padiskutim, nëse Rama nuk i fitoi zgjedhjet, PD nuk i fitoi zgjedhjet dhe unë nuk mund të them atë që nuk është. Ditën e zgjedhjeve në darkë, pyet zgjedhësin demokrat, për kë votuat në PD, vetëm 1/5 e tyre për Lulzim Bashën, të tjerët për PD, e kundërta ishte raporti në kampin tjetër.
Pra s’mund të them që fituam, pa lider. I thashë në zyrë, që unë s’do e kapërdija, po kisha disa probleme të mijat. Humbe dy herë zgjedhjet duhet të ikësh 2 herë. Vuri përpara karriken e tij dhe doli dhe u tha keni votuar, mashtronte, propagantë mashtruse, PD me aleatët ka marrë 74 mijë vota më pak se në 2013″, tha Berisha.