8 vjet burg për skizofrenin shqiptar në Kanada, vrau kunatën e tij

 

Xhevair Myftari është dënuar me tetë vjet burg nga drejtësia kanadeze.

Myftari i cili prej vitesh jetonte në Kanada ka vrarë kunatën e tij Julia Vlashin.

Ngjarja ka ndodhur 4 vjet më parë dhe Myftari e goditi Vlashin me mjete të mprehta 19 herë duke i marrë jetën.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit ku kunata i kërkonte të mjekohej.

Myftari ishte diagnostikuar që në Shqipëri me probleme skizofrenie.

Pas përfundimit të dënimit ai pritet të ekstradohet në Shqipëri.

SHKARKO APP