80% e shqiptarëve nuk besojnë tek patronazhistët
Shqiptarët nuk kanë besim tek patronazhistët që u kthyen në një temë kryesore të debatit politik gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura më 25 prill. Nivelin më të ulët të besueshmërisë shqiptarët e kanë për patronazhistët. Kjo mungesë besimi gjendet edhe tek vetë votuesit e Partisë Socialiste (74.5%) përpos atyre të Partisë Demokratike (81.8%).
Diskutimi për patronazhistët lindi pas publikimit të një databaze të dhënash për mbi 910 mijë votues në Qarkun e Tiranës. Patronazhistët jepnin informacion mbi prirjen e votës por edhe detaje dhe të dhëna konfidenciale dhe personale të tjera për qytetarët duke thyer privatësinë.
SPAK është shprehur se publikimi i këtyre të dhënave nuk përbën veprën penale “korrupsion aktiv të zgjedhje” por po heton për veprën penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”. /Euronews Albania/