80% e të infektuarve me koronavirus shfaqin vetëm simptoma të lehta, pastaj shërohen

Pjesa më e madhe e të infektuarve me koronavirus nuk pësojnë asnjë komplikacion serioz dhe rikuperohen brenda dy javësh. Sipas të dhënave nga Kina, ku tani më e keqja e epidemisë duket se ka kaluar, shumica e të infektuarve me koronavirus shfaqin simptoma të lehta.

Muajin e kaluar, studiuesit e Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikuan një hulumtim ku analizonin të dhënat për 72,314 personat e parë të diagnostikuar me COVID-19.

Epidemiologët thonë se do të duhet shumë kohë për të kuptuar plotësisht ritmin e shpërthimit të koronavirusit, por informacionet e publikuara nga shkencëtarët kinezë mund të japin një pasqyrë të më të prekshme. Lajmi i mirë: më shumë se tek 80% e të prekurve COVID-19 nuk kishin pësuar komplikacione serioze, duke u shfaqur vetëm simptoma të lehta. Pothuajse 14% e  të prekurve në Kinë janë klasifikuar si raste të rënda dhe 5% ishin në gjendje kritike për jetën.

Por, edhe pse një pakicë e të prekurve janë në gjendje kritike, shkalla e pandemisë ka bërë sistemet e kujdesit shëndetësor të mbingarkohen. Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu se fëmijët në shfaqnin simptoma më pak të rënda sesa të rriturit. Më shumë se 90% e të gjithë pacientëve te mitur nuk shfaqnin asnjë simptomë, por studiuesit mbeten të pasigurt pse Covid-19 nuk shkaktonte komplikacione serioze tek fëmijët.

Të dhënat tregojnë se burrat dhe gratë kanë afërsisht të njëjtin shans për t’u infektuar nga virusit. Sidoqoftë, ndikimi tek burrat duket të jetë më i rëndë, të paktën midis atyre që ishin pjesë e këtij studimi fillestar. Rreth 2.8% e burrave të diagnostikuar me sëmundje humbën jetën ndërkohë që vetëm 1.7% e grave ndërruan jetë.

Të dhënat nga Kina gjithashtu tregojnë se sa më i moshuar të jetë një pacienti, aq më shumë rrezikon. Për të prekurit nën 49 vjeç, vetëm rreth 0.2%  kanë humbur jetën , krahasuar me 14.8% të të infektuarve në moshë më të madhe.

Të dhënat e fundit nga Italia, vendi më i goditur në Europë, tregojnë një model të ngjashëm. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Italian, mosha mesatare e viktimave është 80.5 vjeç, ndërsa mesatarja e gjithë qytetarëve  të infektuar është 63.

SHKARKO APP