80-vjetori i Çlirimit të Vlorës, ministri Vengu: Sakrifica e dëshmorëve, themeli i të ardhmes sonë

Me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Vlorës, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu së bashku me kryetarin e bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha kryen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, në nderim të kujtimit të atyre që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Vengu theksoi se, “lufta e shqiptarëve për liri kulmoi me çlirimin e vendit 8 dekada më parë në disa nga qytetet më të mëdha të vendit, dhe një prej tyre ishte Vlora”.

“Në këtë 80-vjetor të Çlirimit të Vlorës, kujtojmë me krenari dhe mirënjohje të thellë ata që luftuan dhe dhanë jetën për të mbrojtur atdheun”, theksoi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Ai shtoi se sakrifica e dëshmorëve janë themeli i të ardhmes sonë. “Nder dhe përgjegjësi e madhe të kujtojmë dëshmorët, sakrifica e të cilëve janë themeli i të ardhmes sonë dhe një kujtesë e fortë e detyrimit për ta ruajtur këtë trashëgimi me nder”, shkroi Vengu.

SHKARKO APP