800 mijë viktima dhe mbi 23 milionë të prekur nga Covid-19
Covid-19 vijon që të gjunjëzojë botën. Mbi 200 shtete janë prekur dhe deri më tani janë 23,390,690 të prekur dhe kanë vdekur 808,783 mijë të tjerë. Lajmi i mirë është se të paktën 15,912,888 prej tyre janë shëruar totalisht. SHBA-të janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. 5,841,428 të infektuar dhe janë shënuar 180,174 vikitma.
Në Meksikë situata është shumë shqetësuese, pasi numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 60,254, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 644 pacientë me Covid-19. Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 114,277 viktima dhe 3,582,698 milionë të infektuar.
Në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 84,951 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 12 raste të reja, por lajmi i mirë është se në 4 muajt e fundit nuk ka asnjë viktimë.
Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,430 viktima dhe në Francë 30,512, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,838.