“800 mijë vota”, Çollaku jep alarmin: Në 30 qershor mezi mori 200 mijë, Rama po përgatitet të vjedhë prapë
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku jep alarmin se Edi Rama që mezi mori 200 mijë vota në 30 qershor, kërkoi sot 800 mijë për mandatin e tretë të tij qeverisë, duke theksuar se ky është një sinjal që ai po përgatitet të vjedhë prapë vota, me të njëjtën industri kriminale.
“Kërkon 800 mijë vota, ndërkohë që mezi mori 200 mijë (në 30 qershor).
Do të nxjerre vendime qeverie për të pastruar paratë e drogës nëpër banka (me amnisti fiskale).
Ka nxjerrë nga burgjet bandat e vrasës serialë.
Mban në krah Dakot&Co edhe pse ShBA i shpall Non Grata.
….këto dhe të tjera janë prova të qarta se përgatitet të vjedhë prapë vota, me të njëjtën industri kriminale.
Shanset për zgjidhje civile e paqësore, me këtë kurs të kryeministrit bëhen Zero.
Opozita e demokratët duhet të përgatiten për Përgjigje Proporcionale.
Arbitrat ndërkombëtarë që nuk ndalin kryeministrin në këtë ndërmarrje kriminale.., nuk kanë më asnjë të drejtë t’i kërkojnë Opozitës të mos mbrojë me çdo mjet e në mënyrë proporcionale votën dhe të drejtat e saj”, deklaron Kreshnik Çollaku.