800 të burgosur në grevë që prej 19 korrikut, flet shqiptari: Nuk na japin të drejtë të…
Rreth 800 të dënuar në burgjet greke, mes tyre edhe shumë shqiptarë kanë hyrë në një grevë urie. Ata ankohen se janë shkelur të drejtat me ndryshimet e shpeshta që i janë bërë kodit penal në Greqi. Të burgosurit pretendojnë se drejtësia greke nuk u njeh të drejtën e lirimit me kusht dhe po i mban në burg në mënyrë të paligjshme.
Nëpërmjet kësaj greve ata kërkojnë që të trajtohen me kodin e vjetër penal me të cilin janë dënuar me formë të prerë dhe jo sipas ndryshimeve të fundit që u rrit vitet e dënimit dhe u shtyn lirimin me kusht.
”Në 2022-shin kanë botuar një kod penal të ri, e çuan në 19 vjet, pra 6 muaj para lirimit, në burgim me 25 vite”, tha një nga të burgosurit për ”TCH”. “Atëherë punoje sa të doje, ndërsa tani ke të drejtë të punosh vetëm tre muaj në vit. Bën diçka një burgaxhi dhe e paguajnë të gjithë. Një gjë ndodh jashtë dhe ndryshojnë ligjin. Ne duam ligjin siç ka qenë në 2019, atëherë kur jemi dënuar”, u shpreh një tjetër.