82 raste të reja me Covid-19, Cami: Rritet numri i të shtruarve, 11 në terapi intesive
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se në 24 orët e fundit, janë shënuar edhe 82 raste të reja me Covid-19 dhe fatmirësisht asnjë viktimë. Mirela Cami nga Ministria e Shëndetësisë, tha se situata është e rëndë në spitalin Infektiv. Sipas saj, rastet janë duke u shtuar, ndërsa në spital janë 84 pacientë të shtruar, 11 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave.
Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dha detajet:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së Covid-19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit. Kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.
Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze. Është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terarapi intensive. Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër. Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave: Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër; Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën; Ruani higjienën personale dhe kolektive Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid-19.
COVID-19-Statistika (9 korrik 2020)
Testime totale (molekulare dhe serologjike) 31,093
Raste pozitive 3188
Raste të shëruara 1832
Raste aktive 1273
Humbje jete 83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë-509
Durrës-215
Shkodër-173
Vlorë-116
Lezhë-64
Fier-41
Elbasan-33
Korçë-32
Kukës-32
Berat-24
Gjirokastër-17
Dibër-17
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/298511394666966/