83 shtete kanë falimentuar financiarisht gjatë dy shekujve të fundit

 

Duket qartë që nuk janë të pakta rastet kur vendet ngrenë ”flamurin” e falimentimit duke pasur parasysh këtu që rreth 83 shtete të botës përshirë SHBA-në, Gjermaninë, Japoninë apo edhe Anglinë kanë rënë preh e krizave financiare dhe e pamundësive të likuidimit.

Rënia përsëri në krizë financiare e Greqisë, që është sot në plan të parë për botën na solli përsëri në mendje rëniet e vendeve të tjera më parë.

Sipas të dhënave të klasifikuara, që nga shekulli XIX, nga 83 vende që ranë në krizë financiare dhe në pamundësi likuiditeti ndaj borxheve të brendshme dhe të jashtme, vetëm katër prej tyre arritën të dalin me sukses.

Katër shtetet në fjalë janë Australia, Zelanda e Re, Belgjika dhe Kanadaja.

Ndërkohë që mes shteteve që ngritën ”flamurin” e falimentimit kishte edhe ekonomi të mëdha botërore.

– As SHBA-ja nuk i ka shpëtuar dot falimentimit –

Edhe pse nuk dihet shumë, SHBA-ja që nga formimi si shtet deri në ditët tona ka rënë pesë herë në gjendje krize likuiditeti ku nuk ka mundur të shlyejë borxhet.

Rasti i parë i këtyre krizave të cilat zakonisht janë përjetuar për shkak të problemeve në sektorin bankar ka qenë ajo e vitit 1790, ndërsa e fundit në vitin 1933.

Për këtë arsye disa ekonomistë mospagesën e bonove të kursimit të shtetit të prillit dhe majit të vitit 1979 e vlerësojnë në kategorinë e rënies së likuiditetit dhe problemeve financiare.

Problem i dalë për shkak të mosrritjes së tavanit të borxhit nga Senati Amerikan pas aprovimit të ligjit gjeti zgjidhje.

Por, nga ana tjetër borxhi i brendshëm i cili pritet të kalojë PBB-në në vitin 2039 mund të çojë SHBA-në në një falimentim apo në një rënie të likuiditetit financiar.

– Gjysma e Evropës falimentoi –

Përpjekjet e liderëve të Evropës për të nxjerrë Greqinë nga kriza financiare është për shkak të përvojës së tyre vitet e fundit ku një numër i madh vendesh u gjenden përballë falimentimit.

FMN sipas një kërkimi mbi falimentimet dhe krizat financiare të vendeve të Evropës nga vitet 1800-2012 thotë se 22 nga 47 vendet e Europës nuk i shpëtuan dot krizës financiare dhe falimentimit.

Për shembull Gjermania, e cila është forca e katërt ekonomike në botë dhe e para e BE-së, në vitet 1939-2015 ka kaluar tetë kriza financiare. Vend i cili për herë të fundit falimentoi në 1939 dhe 1948 ka arritur suksesin e sotëm për shkak të reformave shtrënguese.

Nga ana tjetër edhe Britania e cila gjendet në pesë ekonomitë më të mëdha në botë ka falimentuar pesë herë ku ajo e fundit ishte në vitin 1932.

– Spanja dhe Austria e lanë pas Greqinë –

Spanja është vend i cili ka falimentuar më shumë se çdo vend tjetër në BE. Ajo ka falimentuar gjithsej nëntë herë ku tetë herë i përkasin shekullit XIX dhe një herë në shekullin XX.

Spanjën e cila falimentoi për herë të fundit në 1939 e ndjek Austria me shtatë falimentime dhe më pas Greqia me gjashtë.

Por, në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje me kreditorët, Greqia rrezikon të përjetojë falimentimin e shtatë.

Tani e gjithë bota është e inkuadruar në faktin se nëse Greqia do të mund të paguajë apo jo borxhin e FMN-së në kohë. Kohë kjo e cila përfundon më 30 qershor.

Portugalia me katër histori falimentimesh dhe Rumania me tre ndiqen nga Franca, Danimarka, Holanda dhe Suedia të cilat kanë falimentuar nga një herë.

– Oqeania i vetmi rajon që nuk ka asnjë vend të falimentuar –

Në kontinentin aziatik 14 nga 47 vende janë përshirë në falimentim ku mund të përmendim dhe fuqi të mëdha ekonomike si Kina, India apo dhe Japonia.

Kina e cila po përparon për në vendin e parë të ekonomisë botërore ka falimentuar gjithsej katër herë që nga viti 1800, ndërsa Japonia dy herë.

Ndërkohë në kontinentin afrikan ku uria dhe skamja është e pranishme kudo 22 vende nga 54 kanë rënë në kënetën e falimentimit.

Nga ana tjetër 14 vendet e Oqeanisë ku ndër të tjera mund të përmendet Australia, Zelanda e Re apo edhe vendet e Antarktidës janë vendet që nuk e kanë ”shijuar” asnjëherë falimentimin.

– Vendet e Amerikës Latine në krye të listës së falimentimeve –

Vendet e Amerikës Latine janë në krye të listës përsa i përket problemeve financiare në 200 vitet e fundit.

Dymbëdhjetë vende të Amerikës Latine të paktën një herë kanë falimentuar. Ndërsa në Amerikën e Veriut 13 nga 23 shtete për shkak të problemeve të likuiditetit dhe ato financiare të paktën një herë kanë shpallur falimentimin.

Krahas kësaj vendet të cilat kryesojnë për falimentim janë Peruja, Venezuela, Ekuadori të cilat kanë falimentuar plot nga 10 herë. Ato i ndjekin Rusia, Brazili, Meksika, Uruguai, Kili, Kosta Rika dhe Spanja me nga nëntë herë.

Ndërkohë që këto vende pasohen nga Argjentina me tetë falimentime, Kolumbia, Republika Dominikane, Guatemala, Paraguai dhe Austria vjen më pas me nga shtatë falimentime secila. Pas tyre vjen Turqia, Greqia, dhe Nikaragua të cilat kanë falimentuar nga gjashtë herë

SHKARKO APP