84 vota për amnistinë penale, PS pranon propozimin e Bashës: Falim protestuesit

PS vijon negociatat me PD e Bashës për të miratuar pr/ligjin për aministinë penale për të cilën duhen 84 vota dhe maxhoranca nuk I ka. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në komisionin e ligjeve tha se ishte gati të pranonte propozimin e PD prezantuan nga Enkelejd Alibeaj.

Ai kërkon që tu amnistohet vepra penale e protestuesve në periudhën 1 tetor 2018-31 dhjetor 2020 të cilët vijojnë të jenë në ndjekje penale apo proces gjyqësor. Sipas pr/ligjit aktual të aministisë përfitojnë 100 persona të cilët kanë marrë dënimin e formës së prerë, kryesisht në shërbim prove.

“Lidhur me ndjekjen penale do e shohim amendamentin që ka depozituar Alibeaj por jam dakord që kjo kategori personash qoftë të dënuar apo në ndjekje penale që kanë të bëjnë me liri politike të qytetarëve pse jo nëse merr votën e deputetëve nuk kemi kundërshtim”,-tha Manja.

Ndër të tjera, ministri Manja tha edhe se burgjet janë të mbipopulluara dhe se kanë mbi 190 të paraburgosur më shumë sesa kanë kapacitete. Sipas tij, duhet që të t’i përafrohemi standarteve të BE-së sa i takon numrit të paraburgosurve dhe të dënuarve në burgje.

SHKARKO APP