85 të vdekur e 994 të plagosur nga tërmeti në Turqi. Vijon kërkim-shpëtimi në 6 ndërtesa
Shkon në 85 numri i jetëve të humbura të tërmetit në Izmir të Turqisë.
774 nga 994 qytetarët që u plagosën u liruan nga spitali, ndërsa po marrin trajtim 220 qytetarë. 33 mijë e 434 persona kanë ngelur pa shtëpi.
Tashmë puna ka mbaruar në 11 ndërtesa dhe vazhdon ende në 6 ndërtesa nga ekipi i kërkim-shpëtimit. Deri më tani Turqia është përballur me 1148 pasgoditje
Kuzhina lëvizëse dhe çadra janë vendosur në terren për të pastrehët dhe të traumatizuarit. Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë, ndërsa ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën.
Tërmeti i 30 tetorit e kishte epiqendrën në Detin Egje, në një thellësi prej 10 km shumë pranë ishullit grek të Samosit, por numrin më të madh të viktima dhe dëmet materiale i shkaktoi më shumë në Izmirit të Turqisë. Në ishullin grek të Samosit, me rreth 45 mijë banorë, humbën jetën dy adoleshentë e u plagosën tetë persona të tjerë, ndërsa pati dhe një cunami të vogël.