86 shkolla në Kukës gati të hapen më 17 shtator

86 shkollat e sistemit parauniversitar në Bashkinë e Kukësit, do të jenë gati tëpresin nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor më 17 shtator! Bashkia e qytetit verilindor është në fazën e fundit të ndërhyrjeve për mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e institucioneve arsimore dhe bazës materiale. Në Kukës po bëhen përgatitjet e fundit për nisjen e vitit të ri shkollor. Bashkia me fondet e saj po kryen ndërhyrje në disa objekte arsimore. Po riparohen çatitë, dyert e dritare të dëmtuara, sikurse edhe bankat, karriket dhe ambiente të brendshme të dëmtuara apo amortizuara ndër vite. Shefi i shërbimeve publike Afrim Petku, thotë se punimet janë në fazën e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?